Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni policor “TRANSPORTUESIT”

Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë për vëprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacioni të koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

P. Rr., 35 vjeç, banues në lagjen “Tre Herojtë” Shkodër, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
T. K., 32 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë pasi në afersi të PKK Hani Hotit, shtetasi P. Rr. është kapur duke drejtuar pa leje mjetin e tij, me të cilin po transportonte 4 shtetas maroken drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e BE-së. Gjithashtu te tregu i këpucëve në qëndër të qytetit Shkodër, janë gjetur 8 shtetas të huaj pakistanez, të cilët pranuan se kishin rënë dakort me këtë shtetas që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në Malin e Zi, në bashkëpunim me shtetasin T. K., i cili punon tek tregu. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i fshihnin shtetasit e huaj në tregun ku punonte shtetasi T.K. dhe më pas i transportonin me mjete të ndryshme drejt Malit të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. L. 49 vjec, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, pronari i tregut, për vepren penale, “Punësim i paligjshëm” dhe A. D. 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç Shkodër, i punësuar si rojë i tregut, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakJAPONI, SHOKOHET KIOTO, 33 VIKTIMA NGA ZJARRI NË ‘KYOTO ANIMATION’, 40 NË RREZIK PËR JETËN
Artikulli tjetërKONCESIONET, BASHA: ÇDO VULË E RAMËS PËR TË VJEDHUR E GRABITUR