Prej dy ditësh në qytetin e Shkodrës është duke u zhvilluar trajnim falas i ofruar nga kompania Google për të gjithë organizatat jo fitimprurëse të cilat janë bërë pjesë e eventit të organizuar nga “Lëviz Albania”.

Ky trajnim ndihmon aktorët e interesuar që të pajisen me softëare të licensuar nga kompania Google e cila ka si synin të trajnojë këto organizata ose individët e regjistruar në këtë platformë.

Trajneri i certifikuar nga kompania Google Oraldo Hoxhallari bëri një prezantim lidhur me objektivat e trajnimit.

Cdo modul do të shpjegohet nga trajnues të licensuar të kompanisë” Google” në Shqipëri dhe do të ofrohen materiale ndihmëse për tu përdoruar dhe referuar pas trajnimit.

Në fund të trajnimit individët apo organizatat e regjistruara do të kenë të drejtën për të marrë akses në platformën Google dhe konsultë teknike falas.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTËPI- FAMILJE PËR JETIMËT
Artikulli tjetërINDI, TRENI SHKAKTON 60 VIKTIMA E 50 TË PLAGOSUR