Myftinia e Shkodrës ka organizuar seminarin trajnues me temën “Biografia e të dërguarit të Allahut” përmes përdorimit të metodave të larmishme”. I ftuar për të bërë këtë trajnim që është i pari i këtij lloji në Shqipëri ishte specialisti i historisë islame dhe muzeve arabo-islame Amma Munla, po ashtu një studiues i jetës dhe veprës të profetit Muhamed. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari fillimisht i uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi kontributin e studiuesit Munla.
Vetë studiuesi Munla i ftuar për të bërë këtë trajnim në Shkodër tha se studimi i jetës së profetit Muhamed ka një rëndësi të madhe.
“Dua t’ju përshëndes të gjithëve fillimisht dhe dua të uroj myftininë Shkodër për këtë trajnim që është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Studimi i jetës së Pejgamerit Muhamed ka një rëndësi shumë të madhe personifikon dhe përkthen më së miri në jetën e përditshme thirrjen e Pejgamerit drejt dialogut dhe hapjen në krejt shoqëritë njerëzor.
Projekti për të cilin ne po flasim dhe po zhvillojmë këtë trajnim është një projekt ndërkombëtar i cili është i përhapur në 31 vende të botës sikurse e prezanton edhe harta në video projektor. Ky është një projekt i hapur për të cilin kanë bashkëpunuar specialist të ndryshëm, të lëmive të ndryshme dhe gjithsesi i shërben prezantimit dinjitoz të jetës dhe veprës të Pejgamberit Muhamed.
Gjatë orëve të këtij trajnimi ne do të shohim realisht zbërthimin e këtij projekti me shembuj konkret që dëshmojnë madhështinë e jetës dhe thirrjes së Pejgamberit. Falenderoj gjithsecilin prej jush dhe organizatorët dhe shpresoj të kemi mbarësi gjatë trajnimit”.
Të pranishmit në këtë trajnim patën mundësi të drejtojnë shumë pyetje ndërsa morën edhe përgjigjet e duhura nga studiuesi arab Amma Munla.