Në bibliotekën e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është zhvilluar trajnimi i tretë informues për kulturat e shteteve si Gjermania, Italia, Franca dhe Austria.

Ky trajnim i quajtur “Vend dhe Kuvend” u organizua nga departamenti i romanistikës dhe i gjermanistikës të fakultetit të Gjuhëve të Huaja në kuadër të Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore.

Eljana Laçej, përgjegjëse e Departamentit të Romanistikës shprehet se në fund të vitit do të mbyllen këto trajnime informuese për kulturat e vendeve të tjera.

Laçej bën me dije se aktivitete të tilla që kanë në fokus promovimin e kulturave të shteteve të ndryshme janë të rëndësishme për qytetarët shkodran.

Në kuadër të Vitit të Trashëgëmisë Kulturore në Shkodër janë zhvilluar edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim evidentimin por edhe ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kthimin e saj në një atraksion kryesisht për turistët e huaj si një mundësi e zhvillimit ekonomik.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DËSHTON DËGJESA PËR TAKSAT DHE TARIFAT
Artikulli tjetërPROTESTA E “ASTIRIT”, PLAGOSEN 11 POLICË