Shkodër/Vijon me intensitet plani operacional policor, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ngarkesa”.

Transportonte me furgon, rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, 24-vjeçari.

Në pranga dhe 3 bashkëpunëtorët e 24-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte furgoni.

Asgjësohen kubikët dhe vazot me fidanë, si dhe sekuestrohen 2 automjetet tipe “Mercedes Benz” dhe 4 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit N.N., 24 vjeç dhe N.N., 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit S.L., 21 vjeç dhe I.L., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.

Në furgonin që drejtonte 24-vjeçari u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, të cilat po transportoheshin me qëllim kultivimin. 3 shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me automjet, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTË DIELËN NË ATHINË, RAMA FTON EMIGRANTËT T’I BASHKOHEN: KALOJENI ME NE KËTË MOMENT
Artikulli tjetërPUNËTORI HUMBI JETËN NË PALLATIN NË NDËRTIM, DETAJE TË REJA NGA NGJARJA E RËNDË NË SHËNGJIN