Prej dekadash lagjja “Tre Heronjtë” në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” është lënë në harresë nga institucionet përgjgjëse.

Banorët kërkojnë më shumë vëmendje dhe ndërhyrje në rrugën e amortizuar të zones. Ata thonë se në kohë me shi u duhet të përdorin çizme për të dalë nga shtëpitë e tyre.

Sipas tyre është e domosdoshme të ndërhyhet, pasi është e papranueshme që një lagje vetëm 1 km larg qytetit të lihet në këtë gjendje. Ndërkohë edhe prania e interteve në këtë lagje bën që situata të rëndohet si shkak i pluhurit që clirohet nga këto mbetje

Zona përreth varrezave të dëshmorëve vijon të mbetet një territor thuajse informal, pasi një pjesë e madhe e banorëve nuk kanë arritur akoma që të marrin dokumentacionin e nevojshëm për tokat dhe banesat e tyre.

Në këtë lagje jetojnë rreth 100 familje me afro 400 banorë. Ndërkohë arsyetimi i Bashkisë Shkodër është se ndërhyrja në këtë lagje mbetet prioriteti kryesor dhe shumë shpejet do të investohet për të ndryshimin e kësaj situate.

Artikulli paraprakNDRYSHIMI I ORËS DIELLORE
Artikulli tjetërLEZHË, SHTATORJA E SKËNDERBEUT PËRPLAS INSTITUCIONET