Tre qendra shëndetësore verore do të jenë në shërbim të pushuesve vendas dhe të huaj në zonat turistike Theth dhe Velipojë. Lindita Haxhija, drejtore e Shërbimit Parësor Shëndetësor në drejtorinë rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër bën me dije se përgatitjet në këto tre pika kanë nisur prej dy javësh.

Pavarësisht se sezoni turistik do të nisë më herët, këto qendra shëndetësore do të hapen në zbatim të urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe këtë sezon veror turistik, qendrat shëndetësore do të jenë të paisura me rapid test për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar nga pandemia.

Qendra shëndetësore në Velipojë, Rrjoll dhe Theth do të hapen në datën 15 qershor.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KRYEBASHKIAKU: INFRASTRUKTURA NË VËMENDJE
Artikulli tjetërIKËN FIRMA, NË MES TË SHKODRËS ME PUSETA TË HAPURA