Rritja e kostos së jetesës ka vështirësuar punën e tregtarëve të fruta – perimeve në qytetin e Shkodrës. Ata thonë se nuk po arrijnë të shesin produktet as me çmim nën kosto ndërkohë që ka nga ata që kanë dy ditë pa shitur.

Nga ana tjetër qytetarët thonë se rritja e çmimeve po e bën të papërballueshme jetesën për to.

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës është trajtuar me shumë shqetësim nga ana e qytetarëve. Nga ana tjetër, tregtarët thonë se rritja e çmimeve është e pashmangshme pasi ky ndryshim vjen që nga pikat e shumicës ku ata furnizohen. Rënia e fuqisë blerëse ka bërë që shumë fruta dhe perime tashmë të bëhen të pakonsumueshme, pasi nuk rezistojnë më gjatë se 3 ditë në treg.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, BIZNESET-MINISTRES TË EKONOMISË: S’KEMI PUNËTORË
Artikulli tjetërSHOSH, BANORËT MBËSHTESIN KANDIDATIN BARDH SPAHIA