Tregtarët e Rusit në Shkodër të zarzavateve dhe produkteve të tjera kanë debatuar me policinë bashkiake dhe atë të rendit. Tregtarët nuk kanë lejuar që policia të sekuestrojë produktet e tyre.
Efektivët kanë kërkuar të ndërhyjnë pasi tregtarët janë rikthyer për të shitur në trotuar duke bllokuar hapësirat publike por ata nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Bashkia Shkodër investoi në merkatën e Rusit por përveçse të gjitha vendet aty janë zënë, pretendojnë se ai treg nuk është i përshtatshëm për produktet e tyre.
Tregtarët kërkojnë që bashkia t’i gjejë një vend dhe janë të gatshëm të lirojnë trotuaret.
Ky është vendi që ka përcaktuar bashkia Shkodër për tregtarët e zarzavateve por çuditërisht aty ka nisur një ndërtim dhe tregtarët shesin mes kolonave. Një prej shitesve ka rënë mbi një metër në gropë teksa po tregtonte produktet afër një kolone.
Tregtarët edhe më përpara kanë zhvilluar protesta dhe takime në bashkinë Shkodër. Shpesh herë kanë marrë premtime për zgjidhjen e kësaj situate por deri më tani asgjë nuk është zgjidhur përfundimisht.