Një grup tregtarësh të tregut të Rusit hynë paraditen e kesaj te Hene në ambjentet e bashkisë Shkodër për të protestuar sepse pretendojnë se kushtet në tregun e ri në merkatën e Rusit janë të papërshtatshme.
Tregtarët pretendojnë se duhet të ketë hapësira dhe për shitës ditorë për të mos paguar tarifën gjithë vitin.Sipas tyre jo çdo ditë ka prodhime për të shitur, prandaj kërkojnë që të paguajnë taksë ditore dhe jo vjetore.
Një pjesë e tregtarëve kanë zënë vend në ambjentet e tyre të reja e ndërsa pjesa tjetër ka shfaqur pakënaqësi. Megjithatë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi i ka vënë në dijeni tregtarët se ditën e martë në orën 15.00, do të zhvillojë në zyrën e saj një takim me tregtarët e Rusit për ti dhënë zgjidhje.