Një përfaqësi e tregtarëve të Rusit u takuan mesditen e sotme me Prefektin e Qarkut Shkodër Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesat që ata kanë për kushtet e tregut të ri në Merkatë, ku sipas tyre kushtet nuk janë të përshtatshme.

Takimi I cili ka zgjatur për rreth 1 orë u zhvillua pa praninën e mediave, ndërkohë e pranishme ka qënë edhe drejtorja e AKU Hasije Sadrija.

Në dalje njëra prej tregtarëve tregon mbi atë cfarë u diskutua në mbledhje. Sipas saj prefekti i ka sqaruar tregtarët se kjo cështje i përket bashkisë e në rast se nuk I jepet zgjidhje atëherë prefektura do të bashkëpunojë me bashkinë për zgjidhjen e problemit

Pasditen e sotme tregtarët do të priten në zyrën e saj nga vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.

Një ditë më parë një grup tregtarësh të tregut të Rusit hynë në ambjentet e bashkisë Shkodër për të protestuar sepse pretendojnë se kushtet në tregun e ri në merkatën e Rusit janë të papërshtatshme.

Artikulli paraprakSHËNGJIN,RRËSHQITJA E GURËVE KRIJON SËRISH PROBLEME
Artikulli tjetërMYFTINIA E SHKODRËS BËN ME SHTËPI TË RE FAMILJEN PLANGAJ