Bizneset e vogla në qytetin e Shkodres, janë të shqetësuar nga kriza ekonomike. Disa prej tregtarëve thonë se bizneset e tyre të vogla po shkojnë drejt mbylljes. Tregtarët e tregut të rrobave në Zdrale shprehen se kalojnë edhe disa ditë pa bërë asnjë shitje

Mungesa e fuqisë blerëse kryesisht por edhe rënia e ekonomisë në shumë prej familjeve ka bërë që tregjet e vogla të preken më shumë duke rrezikuar kështu falimentimin e shumë prej tyre. Shpesh herë tregtarët janë ankuar edhe për taksat e larta krahasuar me shitjet. Largimi i qytetarëve drejt shteteve të tjera është gjithashtu një tjetër ndikues i fortë për këtë situatë të vështirë.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTOHEN DENONCIMET E DHUNËS, ÇDO DITË 1 RAST I RI
Artikulli tjetërSHKODËR, PRETENDIMET PËR TARIFËN NË UNIVERSITETIN USH