Një pjesë e konsiderueshme e tregtarëve të Zdrales nuk e kanë përfituar deri më tani pagën e luftës për shkak se një pjesë e tyre kanë shitur rroba dhe rezultojnë të regjistruar se tregtojnë gjëra të tjera, mes të cilave edhe ushqime.
Kjo i ka penalizuar të paktën 1/3 e këtyre tregtarëve që të përfitojnë pagën e luftës. Kryetari i Bashkimit të Pavarur të Sindikatave Albert Tuka ka zhvilluar një takim me drejtorin rajonal të tatimeve Herion Jashari.
Ky i fundit ka kërkuar që tregtarët në QKR të vendosin produktet e sakta që tregtojnë dhe më pas mund të marrin pagën e luftës.
Një prej tregtareve të tregut të rrobave në Zdrale Suzana Pruja thotë se nuk janë ata që kanë bërë gabime në deklarime për produktet që shesin.
Tregtarët e Zdrales të veshmbathjeve edhe në kushte normale kanë patur vështirësi të
shumta për shkak të uljes së ndjeshme të fuqisë blerëse vitet e fundit ndërkohë që pas kësaj situate vështirësitë ekonomike shtohen edhe më shumë aq më tepër kur një pjesë e tyre nuk kanë marrë ende pagën e luftës.