Dhjetra tregtarë të tregut të rrobave të përdorura në Shkodër kanë protestuar sot në ambientet e bashkisë Shkodër. Tregtarët thonë se kërkojnë nga pushteti vendor që ti ndihmojë me rivëninen në punë të tregut i cili u shkrumbua totalisht 5 ditë më parë, ose gjetjen e një hapsirë tjetër . Prej 20 vitesh banorët thonë, se tregtimi I rrobave të përdorura ishte burimi I vetëm që kishin për të mbajtur familjen e tyre.

Pas takimit të zhvilluar me tregtarët, kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, garantoi mbështetjen ndaj 80 tregtarëve, ndërsa deklaroi se bashkia do të hartojë shumë shpejt projektin për rindërtimin e tregut të ri.

Tregu i rrobave të përdorura u përfshi nga flakët pasditën e së premtes, duke shkurumbuar rreth 80 njësi tregtare dhe 5 banesa. Ndërkohë që në lidhje me ngjarjen policia ka identifikuar si fajtor 2 të mitur, të cilët dyshohen se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër

Artikulli paraprakMENAXHIMI I MBETJEVE NË ZONAT TURISTIKE TË LEZHËS
Artikulli tjetërDHUROHET RELIKJA E GJAKUT E SHËN FRANÇESKUT