Në tregun e gjësë së gjallë në qytetin e Shkodrës janë përmirësuar kushtet për fermerët që vijnë gjatë fundjavave. Veterineri Kolë Vojvoda tregon se tregu është privat dhe si I tillë investimet janë mbuluar nga administratori. Ai tregon se kryesorja për bagëtitë por edhe fermerët që frekuentojnë këtë treg është sigurimi I ujit.
Veterineri Vojvoda tregon edhe një rregull të ri të vendosur për fermerët.
Prej një muaji kanë nisur të zbatohen rregulla të reja në tregun e gjësë së gjallë, me të cilat fermerët janë njohur edhe përmes kronikave në Star Plus Tv.