Turqia i ka dhuruar Shkodrës 60 ton koncentrat që do të shkojnë për fermerët në zonat e përmbytura të këtij qarku. I pranishëm për të bërë dorëzimin e këtij donacioni të shtetit turk në prefekturën e qarkut Shkodër ishte ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë Bekir Pakdemirli.
Ministrja e Bujqësisë e Shqipërisë Milva Ekonomi e cila priti delegacionin turk tha se do të shihet mundësia e zhvillimit të mëtejshëm të fermerëve shqiptar përmes ndihmave nga shteti turk. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni falenderoi Turqinë për ndihmën me 60 ton koncentrat.
Dhurimi i 60 ton koncentrat nga shteti turk për zonat e përmbytura të qarkut Shkodër u bë përmes koordinimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA.