Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër Izmira Ulqinaku, e sapozgjedhur edhe në kryesinë qëndrore të PD, e vetmja nga Shkodra erdhi në Studio e Hapur në Star Plus në një bisedë.
Deputetja Ulqinaku u pyet për një kandidim të mundshëm të saj për bashkinë Shkodër duke qenë se është nga emrat e përfolur por ajo mohoi kategorikisht kandidimin e saj për bashkinë.
Madje çështjen e moskandidimit të saj deputetja Ulqinaku e ka diskutuar edhe me kreun e PD Lulzim Basha.
E pyetur për përzgjedhjen e saj në kryesinë qëndrore të PD deputetja Ulqinaku tha se e ka mirëpritur.
Deputetja e PD foli edhe për aksionin opozitar që do të nisë në të gjithë vendin deri në rrëzimin e qeverisë të Edi Ramës dhe formimin e një qeverie teknike.