Shitja e medikamenteve pësoi rritje të ndjeshme gjatë vitit 2020 por në fillim të vitit 2021 nisi procesi i imunizmit të qytetarëve me anë të vaksinës anti-covid. Kjo gjë bëri që edhe njëhere të ulet shitja e medikamenteve në kushtet normale të mëparshme.
Përveç vaksinës anti-covid edhe vaksina anti-gripale ka ndikuar në uljen e shitjeve të barnave shprehet Ardiana Kopliku farmaciste në Shkodër.
Pas vaksinimit qytetarët ulen sërish përdorimin e vitaminave.Falë vendimit të qeverisë, qytetarët të cilët janë me covid 19 dhe trajtohen në shtëpi kanë përfituar të gjithë barnat falas pasi janë rimbursuar 100%.