Vdekshmëria foshnjore në maternitetin e Shkodrës në 7 vitet e fundit ka njohur një ulje me 50%.
Shefja e shërbimit në këtë maternitet Servet Toshi thotë se në 2008-ën vdekshmëria foshnjore ishte 6.6% përmbi ndërsa në 2015-ën është 2.4. Të dhënat janë pozitive për vdekshmërinë foshnjore thotë mjekia Toshi ndërsa tregon se krahasuar me spitalet e tjera të vendit por edhe në rang rajoni, materneti i Shkodrës ka shifrat më të ulëta. Gjithsesi shefja e shërbimit në maternetin e Shkodrës tregon se nevojiten të tjera aparatura bashkohore në mënyrë që sërish vdekshmëria foshnjore të jetë më pak se 2.4% . Nëse në vitin 2008 kanë lindur 1943 foshnje dhe kanë vdekur 13, në vitin 2015 kanë lindur 1850 dhe kanë vdekur 5. Po ashtu për lindjet nën peshë ose prematurë në gjuhën mjekësore në vitin 2008 kanë lindur 112 foshnje dhe kanë vdekur 9 ndërsa në 2015-ën kanë lindur 113 dhe kanë vdekur 4 foshnje, shifra këto që tregojnë përmirësimin e situatës në maternitetin e Shkodrës.