Në repartin e urgjencës së spitalit Rajonal të Shkodrës ka rënë numri i rastev të personave që paraqiten të infektuar me Covid-19. Këtë gjë e bën të ditur Ervin Troshani shef i repartit të urgjencës. Mjeku shpehet se edhe ata që kanë ardhur kanë qënë persona të cilët kanë marrë trajtim pasi kanë kaluar Covid-19.

Nuk kanë qënë të pakta rastet e personave të cilët kanë pasur një gjëndje shëndetësore të rënduar. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve janë të grupmoshës 50 vjeç e lart thekson mjeku.

Ndonëse numri i personave të paraqitur në Urgjencë për të kërkuar shërbim mjeksorë është i ulët aktualisht në qarkun Shkodër janë 500 raste aktiv me Covid-19.

Artikulli paraprakLUMNIMI I MARTIRËVE, MASSAFRA: REFLEKTIM JO FESTË
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKRIMTARJA KROATE PROMOVON LIBRIN “PAFUNDËSIA”