Ndonëse në fillim të muajit shtatorë situata e epidemiologjike në qytetin e Shkodrës paraqitej alarmante ditët e fundit ka një ulje të numrit të infektimeve. Këtë lajm e bën të ditur shefja e shërbimit të epidemiologjik, Dhurata Hysa. Hysa shprehet se pavarësisht uljes së të infektuarve reparti epidemiologjik po punon intensivisht çdo ditë.

Pavarësisht se situata deri më tani duket e qetë kthimi i nxënësve apo dhe i studentëve në shkolla sipas epidemiologes Hysa mund të sjellë sërish rritje të infektimeve.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësis ka njoftuar se edhe muajit tetorë do të jetë një muaj i hapur për të gjitha qytetarët që janë nga mosha 18 vjeç e lart, për t’i dhënë mundësi të mbrohen nga virusi Covid-19.

Artikulli paraprakAMANETI I SHKODRANIT QË RA DËSHMOR NË LUFTËN E KOSOVËS
Artikulli tjetërMËSIMI PA TURNE, NXËNËSIT: VENDIM I DREJTË