Gjatë muajve tetor dhe nëntor 2021 numri i turistëve të cilët kërkojnë të informohen në lidhje me pikat turistike të qytetit, në qendrën e Informacionit Turistik në Shkodër ka ardhur në rënie. Sipas të dhënave që ka kjo zyrë tashmë numri i turistëve të cilët kërkojnë informacion është 4 deri në 5 turistë në ditë nga 30 që ishte në sezonin veror shprehet Imelda Mullini punonjëse në qendrën e Informacionit Turistik në Shkodër.
Në përgjithësi informacioni që kërkojnë turistët është në lidhje me linjat e autobusëve.
Përveç faktit që në vjeshtë dhe dimër numri i turistëve është shumë i ulët krahasuar me numrin e tyre gjatë sezonit veror, një arsye tjetër se pse kjo zyrë ka të regjistruar një numër kaq të ulët turistësh është sepse pjesa më e madhe informohen nga agjencitë turistike apo informacioni në internet.