50 nxënës nga shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër do të kenë mundësi të bëhen pjesë e projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës ” i cili ka si qëllim përgaditjen e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizimit.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe do të bëhen pjesë e tij nxënësit e shkollës së mesme “Hamdi Bushati” në Shkodër dhe të shkollës së mesme e kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin thotë koordinatori i projektit për Malin e Zi, Muzafer Gjoni.

Fokusi kryesor i këtij projekti është përfshirja e të rinjve të kategorive të ndryshme në sektorin e turizmit u shpreh koordinatori Gjoni.

Koordinatoria për Shkodrën, Steisi Laqja thekson se ky projekt do të jetë shumë i vlefshëm dhe me rëndësi për nxënësit e kësaj shkolle.

Në këtë projekt do të marrin pjesë 50 nxënës nga Shqipëria dhe 50 nga Mali i Zit të cilët do të mësojnë të bëjnë punë kërkimore si dhe do të eksplorojnë ide të reja biznesi të cilat janë në përputhje me kërkesat e tregut dhe më pas mundësi punësimi sezonal në Ulqin apo edhe në Shqipëri.

Artikulli paraprakZGJEDHJE TË LIRA? QYTETARËT TË NDARË NË DY KAMPE
Artikulli tjetërSMS-TË FYESE NË EMËR TË PRESIDENTIT, META KËRKON NDJESË: JANË DËRGUAR NGA NJË GRUP KRIMINAL