Mungesa e sinjalistikës rrugore vertikale dhe horizontale është një fenomen prezent në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Në unazën perëndimore, situata paraqitet mjaft alarmante sepse në këtë aks rrugor nuk ka asnjë element të sigurisë rrugore.

Në një situatë të tillë, shoferët e automjeteve dhe këmbësorë të tjerë lëvizin në rrugë pa kontroll. Kamera e Star Plus vëzhgoi nga afër qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në unazën perëndimore. Vijat e bardha të fshira prej kohësh si shkak I kushteve të motit apo lëvizjes së madhe në këtë rrugë, nuk dihet se kur do të vendosen sërish. Një tjetër problem është edhe munegsa e shumë prej tabelave orientuese të qarkullimit rrugor.

Edhe pse situata paraqitet e tillë, qytetarët lëvizin nga njëra anë e rrugës, në tjetrën me përgjegjesinë më të vogël duke u bërë kështu edhe burim aksidentesh. Në këtë aks rrugor, të shumtë janë fëmijët e lagjeve përreth që e frekuentojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë apo kopësht. Shumë prej tyre lëvizin vëtëm e në disa raste të shoqëruar nga prindërit.

Mungesa e sinjalistikës vertikale e horizontale, kryesisht pranë shkollave dhe kopshteve rrezikon çdo ditë fëmijët. Jashtë cameras qytetarë të ndryshëm bëjnë të ditur se disa herë janë njoftuar institucionet përgjegjëse për rrezikun që I paraqitet banorëve që jetojnë në këtë zonë por akoma nuk janë marrë masat e duhura për zgjidhjen e situatës.

Mungesa e vijave të bardha, po ashtu tabelave informuese janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve të ndodhura në këtë zonë, ndërkohë që mungesa e ndriçimit vende të unazës perëndimore është një problem tjetër që pret zgjidhje prej kohësh.

Artikulli paraprakMINISTRI ÇUÇI: MJALTI SHQIPTAR DO TË EKSPORTOHET NË KINË
Artikulli tjetërSHKODËR, INTERES I LARTË I KURSEVE PËR KUZHINË