Sot në gjithë Shqipërinë nisi viti i ri akademik. Edhe universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” hapi dyert për të pritur 11 mijë studentët që pritet të jenë këtë vit. Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi uroi studentët dhe pedagogët në këtë vit të ri dhe u bëri thirrje atyre që të vaksinohen.

Pedagogu i letërsisë Alfred Çapaliku i kushtoi një poezi nisjes së vitit të ri akademik të titulluar “Studentët” të cilën e interpretoi.

Arba Lohja është një ish maturante ekselente e cila zgjodhi universitetin e Shkodrës për të studiuar mes dhjetra mundësive të tjera. Edhe studentë të tjerë të ekselencës tregojnë eksperiencën pozitive në universitetin e Shkodrës.

Regjistrimet në universitetin e Shkodrës vijojnë deri më datën 26 tetor të këtij viti ndërsa pritet që edhe në këto ditë të ketë sërish regjistrime.

Artikulli paraprakGLEDIS NANO NJOFTON NDRYSHIMET NË POLICINË E SHTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, REKTORJA: VETËM 30% E STUDENTËVE TË VAKSINUAR