Ky është reagimi i një qytetari në lidhje më amortizimin e infrastrukturës në qëndër të qytetit.
Prej kohësh në rrugën “Ura Dervishbeg” në Shkodër amortizimi I kanalizimeve të ujrave të zeza dhe kapekeve të pusetave është kthyer në një makth për banorët. Sikur të mos mjaftonte kjo mungesa e ndriçimit e bën edhe më të vështirë kalimin në atë rrugë gjatë natës.
Pavarësisht ankesave të bëra nga banorët askush deri më tani nuk ka bërë diçka për rikonstruksionin e rrugës.
Rruga “Ura Dervishbeg” ndodhet vetëm pak metra larg nga qendra e qytetit të Shkodrës dhe në këtë aks kalojn një numër i konsiderueshëm qytetarësh.