Ngricat në rrugët e qyteti të Shkodrës përvec problemeve në qarkullim kanë shkaktuar edhe probleme serioze për qytetarët. Në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës gjatë ditës së sotme janë sshfaqur 12 raste me

fraktura të ndryshme që qytetarët kanë pësuar në kokë apo edhe në pjesë të ndryshme për shkak të rrëshqitjes.

Mjeku i urgjëncë Astrit Lahi teksa i bën apel qyterarëve të kenë kujdes, thotë se rastet më masive janë ato të moshës së tretë të cilët janë paraqitur me urgjencë në spital

Mjeku Lahi tregon edhe për një aksident të ndodhur si shkak i rrëshqitjes së automjetit, ku janë paraqitur tre persona të plagosur të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Stafi mjekesor i spitalit të Shkodrës është në gatishmeri për cdo lloj situate emergjente ndërkohë raportohet se sa i takon furnizimit me medikamente në spital nuk ka probleme.

Artikulli paraprakBORA NË SHKODËR, OSHEE: SITUATA NËN KONTROLL
Artikulli tjetërDAR RAPORTON PROBLEMET PËR SHKOLLAT