Në mjediset e departamentit të Gazetarisë, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Shkodër të universitetit “Luigj Gurakuqi” është zhvilluar trajnimi me temë “Të zhvillosh mendësinë investigative në epokën dixhitale”.
Ky trajnim është pjesë e projektit “Drejtësi për të gjithë”, i iniciuar nga USAID dhe synon të mbështesë transparencën e gjykatave, përmes pushtetit të medias.
Micheal Alexander, Këshilltar Ndërkombëtar për Mediat dhe referues në këtë projekt shprehet se, të bërit gazetari investigative në Shqipëri nuk është e lehtë edhe pse terreni është mjaft favorizues.
Ky projekt është mirëpritur nga studentët e gazetarisë
Ky projekt ka përfshirë një numër të konsiderueshëm të studentëve të cilët kanë prirje për të bërë gazetari investigative. Ndërkohë, pritet që trajnimi tjetër të zhvillohet në muajin Janar, të vitit 2019.