Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Kreu i këtij institucioni Ervin Koçi ishte i pranishëm në një takim me rektorin e universitetit Adem Bekteshi dhe dekanët e fakulteteve duke nënshkruar
kështu këtë marrëveshje e cila do shërbejë për zhvillimin ekonomik si dhe thellimin e njohurive nga studentët në fushën e tregjeve financiare
Rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi u shpreh se ata që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi”
Kjo marrëveshje mes Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare dhe universitetit të Shkodrës erdhi edhe në kuadër të zbatimit të strategjisë për “Rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit në tregjet financiare nën mbikqyrje”. Në fund u zhvillua edhe një leksion i hapur me studentët të universitetit të Shkodrës nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.