DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. Th., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas në vendin e quajtur rrethrrotullimi i spitaleve, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kishte përplasur lehtë dhe një këmbësor.

Po nga Specialistët e Policisë Rrugore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 21 vjeç, banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSONDAZHI: SHUMICA E SHQIPTARËVE JANË KUNDËR SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË BANESAVE
Artikulli tjetërRAMA PARALAJMËRON REFORMIM NË SISTEMIN ARSIMOR: PAGA 950 EURO PËR MËSUESIT, POR DO TË KETË RRITJE SIPAS PERFORMANCËS DHE KUALIFIKIMEVE