Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak“ULJE E ÇMIMIT TË KARBURANTEVE DHE ENERGJISË PËR BIZNESET”, BERISHA: TAKSA E SHITJES SË PRONËS DO TË SHKOJË NGA 15% NË 2%
Artikulli tjetërSI I VLERËSOJNË QYTETARËT KANDIDATËT PËR DEPUTET