DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. U., banuese në fshatin Luarzë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSPAK THËRRET BERISHËN/ ISH-KRYEMINISTRI I DREJTOHET PROKURORISË SË POSAÇME
Artikulli tjetërBERISHA MBËRRIN NË SPAK, PRITET SEANCË MARATONË. MBËSHTETËSIT E PRESIN ME OVACIONE