Artemida Golemi, është vajza 25 vjeçare nga qyteti i Shkodrës. Para pak ditësh ajo u kthye nga Panamaja e largët, ku takoi edhe Papa Françeskun në ditën botërorë të Rinisë. Artemida ishte një nga 32 të rinjtë shqiptar që takuan Papën. 25-vjecarja mes emocionesh tregon per mbresat nga ai takim me Papa Franceskun

Rruga deri në Panama ishte e gjatë, por për Artemidën dhe grupin e të rinjve nga Shqipëria një gjë e tillë nuk kishtë rëndësi pasi udhëtimi i tyre kishte vlerë morale mbi të gjitha.

Mesha e organizuar në ditën Botërore të të Rinjve në Panama, ishte ndër eksperiencat më të veçanta për Artemidën.

Ndërkohë, Artemida ndjek udhëzimet e marra nga Papa Françesku, për rëndësinë e kontributit tek njerëzit në nevojë. ajo dhe një grup tjetër të rinjsh, miq të Artemidës japin mësim për fëmijët pas shkolle në mënyrë vullnetare.

Artemida u bën thirrje të rinjve shkodranë të angazhohen në akivitete kulturore, por jo vetëm si një mundësi e mirë për të fituar eksperienca të reja që do t;i vlejnë në të ardhmen.

Mesha e mbajtur në ditën botërore të rinisë është kthyer tashmë në një aktivitet të përvitshëm. Pas kthimit nga Panamaja, Artemida i kthehet normalitetit. Ditët e saj janë të mbushura me aktivitete në shërbim të komunitetit, me nxënës që duan të marrin dije nga këta të rinj që ofrojnë kohën e tyre në të mirë të shoqërisë.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E RADIOS, META URON ME FOTON E VEÇANTË
Artikulli tjetërVIDEO SKANDALI I POLICIT, BANORËT TË SHOKUAR