Është dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve tërheqja nga marrja e detyrës si kryetar i bashkisë Shkodër nga Valdrin Pjetri. Ky dorëzim në KQZ mësohet është bërë dy ditë përpara se të konstituohet këshilli i ri bashkiak i Shkodrës. Tashmë do të jetë KQZ-ja ajo që do të shqyrtojë kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të Pjetrit si kandidati fitues në zgjedhjet e 30 qershorit për bashkinë Shkodër.

Pas kësaj dorëheqje ende është e paqartë se çfarë do të ndodh me bashkinë Shkodër sepse për të bërë zgjedhje të pjesshme të parakohshme për kryetarin ajo që nevojitet është një dekret i Presidentit Ilir Meta por presidenti e ka konfirmuar se s’do të ketë një dekret të tillë duke qënë se vazhdon të këmbëngul që zgjedhjet të bëhen me 13 tetor duke përfshirë këtu edhe Shkodrës.

Presidenti e ka thënë qartazi se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe as Valdrin Pjetrin si fitues të 30 qershorit. Nga ana tjetër mësohet gjithashtu se Valdrin Pjetri ka dhënë edhe shenjat e gishtërinjve kjo pas kërkesës që ka bërë prokuroria.

Pjetri ka qenë një ditë më parë në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër, institucion ky në varësi të ministrisë së brendshme për të dhënë shenjat e gishtërinjve të cilat sipas burimeve do të krahasohen me ato që do mbërrijnë nga autoritetet italiane për të hedhur më shumë dritë mbi dënimin dhe akuzat e tjera të bëra nga PD.

Pas akuzave të njëpasnjëshme dhe një dokumenti të publikuar nga PD, Pjetri vendosi të dorëhiqet nga marrja e detyrës, kjo edhe pas një distancimi nga kryeministri Rama. Në këtë mënyrë momentalisht vijon të jetë në detyrë si kryetare e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deri në një moment të dytë kur të ketë sërish zgjedhje.

Artikulli paraprakSHKODËR, VJERDHA: KONSTITUIMI I KËSHILLIT TË RI NJË TURP
Artikulli tjetërSHKODËR, LIROHET BUSHATI: ASGJË NUK E NDAL OPOZITËN