Kur ndodhin aksidente me pasojë vdekjen të gjithë nxitojmë të pyesim se cili ishte shkaktari.
E në situata normale të gjithë i kemi shkaktarët para syve edhe pse shpeshherë i neglizhojmë. Aksi rrugor që lidh qytetin e Shkodrës me Vaun e Dejës me një gjatësi prej rreth 15 kilometrash është totalisht i pandriçuar. Kalimi për këtë rrugë për drejtuesit e automjeteve dhe kalimtarët bëhet edhe më i vështirë gjatë netëve më shi, pasi errësira e madhe krijon vështirësi në shikimin e hapësirës përpara. Kjo nuk është hera e parë që blici i kameras është e vetmja dritë që ndriçon këtë rrugë nëpër kronika televizive, por deri institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë që mund të çonte në zvogëlimin apo zgjidhjen e këtij problemi. Shkodër – Vau i Dejës është një aks rrugor, i cili është nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ky insitutcion, pavarësisht se është në dijeni të kësaj situatë vazhdon ta neglizhojë duke mos bërë deytrës. Neglizhencë kjo që nuk dihet sa do zgjasë.