Pamjet që shihni tregojnë qartë ndotjen që po I bëhet liqent të Shkodrës nga derdhja e vazhdueshme e ujërave të zeza në shtratin e tij.
Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet liqeni I Shkodrës, asnjë institucion nuk jep përgjigje për ndalimin e këtij fenomeni që dëmton ekosistemin.
Derdja e ujërave të zeza në liqenin e Shkodrës por edhe në lumin Buna shkakton po ashtu dëme të mëdha në mjedisin por edhe shëndetin e njerëzve përmes konsumit të peshkut, që është tepër I preferuar nga qytetarët shkodranë por edhe më shumë nga banorët e zonës përreth të cilët jetojnë nga të ardhurat e fiuara nga shitja e llojeve të ndryshme të peshkut në liqen.
Kjo ndotje e periodike, ndikon pikërisht në dëmtimin e këtyre resurseve peshkore. Vitë më parë, ujërat e zeza derdheshin në afërsi të urës së Bahçallëkut pranë lumit Drin, por me kalimin e kohës kjo gjë ndryshoi duke sjellë tashmë dëme të shumta në një zonë tejet të frekuentuar.
Pamjet tregojnë për krijimin e një situatë aspak të favorshme për peshkim apo për të jetuar. E gjithë zona I ngjan një moçali I cili kundërmon aroma të pakëndshme, kryesisht gjatë verës ku temperaturat e larta bëhen faktor kryesor për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.
Përveç ndotjes që I bëhet liqenit edhe zona përreth shfaq problematikat e veta. Mbetjet urbane të hedhura në gjithë zonën janë të panumërta. Si të mos mjaftonte depozitimi I mbeturinave, qytetarë të papërgjegjshëm kanë filluar të hedhin trupa të kafshëve të ngordhura çka e rëndon edhe më tepër gjendjen.
Pavarësisht se disa herë kjo gjë është denoncuar në media, ku është kërkuar zgjidhje e përhershme e situatës, sërish institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë iniciativë për ndalimin e këtij fenomeni dhe pastrimin e liqenit nga ndotja që I është bërë.