Pas 5 javësh kampionat Veleçiku ka gjetur fitoren e parë në Kategorinë e Parë. Koplikasit kanë fituar 1-0 përballë Egnatias në fushën sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës.

Sinisha Rajçeviq shënoi golin e fitores në pjesën e parë duke i dhënë këtë fitore të rëndësishme Veleçikut në sfidën ndaj Egnatias. Trajner i koplikasve Besnik Duli shprehet se tashmë ka nisur kthesa për ekipin e tij.

Trajneri Duli shprehet se skuadra e tij humbit shumë raste ndërsa kishte analizuar me kujdes lojën e Egnatias duke arritur tek kjo fitore e rëndësishme.

Sulmi mbetet një pikë e dobët e Veleçikut shprehet trajneri Duli ndërsa tregon se objektiv mbetet një vend në mesin e tabelës.

Për momentin Veleçiku është në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë por në ndeshjet e ardhshme do të kërkojë të tjera rezultate pozitive për të lënë fundit e renditjes dhe për të qenë aty ku pretendon në mesin e klasifikimit.

Artikulli paraprakOLSI RAMA: E PËRSHËNDETA ADEMIN, POLITIKA JASHTË STADIUMIT
Artikulli tjetërVOLEJBOLL MESHKUJ, VLLAZNIA-STUDENTI 0-3,HUMBJE ZHGËNJYESE