Kur edhe pak muaj na ndajnë nga rritja e temperaturave dhe hapja e sezonit turistik në Velipojë, vëmendja duhet të shkojë në aksin më të rëndësishëm që lidh Shkodrën me plazhin. Aksi rrugor Shkodër – Velipojë vit pas viti ka marrë jetë njerëzish si pasojë e shpejtësisë me të cilën lëvizin drejtuesit e mjeteve, por edhe si shkak I mungesës së ndriçimit gjatë natës.

Pavarësisht rrezikut që paraqet ky aks, ende ka drejtues të cilët lëvizin me shpejëtsi tej normave të lejuara në këtë zonë. Aq më tepër kur ky aks është edhe I aksesueshëm nga banorët e zonës, të cilët përmes saj kalojnë në tokat e tyre bujqësorë gjatë ditës. Disa herë është kërkuar edhe prezenca e policisë rrugore, për të vënë rregull dhe për të nxitur respektimin e sinjalistikës rrugore, kryesisht gjatë verës ku fluksi dhjetëfishohet nga qytetarët shkodranë, pushuesit që vijnë nga Kosova por edhe turistë nga vende të tjera.

Nisur nga historiku I viteve të kaluara, duhet të rritet ndërgjegjësimi I drejtuesve të mjeteve dhe kontrolli I institucioneve përgjegjëse për sigurimin e jetës në këtë aks rrugor.

 

Artikulli paraprakBANORËT NË SAMRISH: JETOJMË ME “VDEKJEN MBI KOKË”
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK I SHKODRËS, JA KANDIDATËT E DJATHTË