Një aksident i rëndë i mori jetën një 32 vjeçareje banuese në Velipojë. Shtetasja Siljana Uldedaj mbeti e vdekur pak orë pas një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Ka qenë ora 17:25 e së dielës kur në afërsi të kishës së Velipojës mjeti tip Benz ka përplasur mjetin motorçikletë me drejtuese shtetasen Siljana Uldedaj, 32 vjeçe banuese në Velipojë. Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës duke bërë transportimin e 32 vjeçares drejt spitalit rajonal të Shkodrës.
32 vjeçarja e cila kishte marrë plagë të rënda u fut në sallën e operacionit duke qenë nën kujdesin e mjekëve por pas tre orësh nga aksidenti i ndodhur shtetasja Siljana Uldedaj është ndarë nga jeta duke mos përballuar dëmtimet e shumta në trup dhe kokë që kishte marrë nga ky aksident i rëndë i ndodhur në afërsi të kishës së Velipojës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe forcat e policisë duke nisur hetimet mbi këtë aksident të ndodhur për ta zbardhur të plotë. Fillimisht drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi me iniciale A.U 28 vjec nga Shkodra , është shoqëruar në policinë vendore të Shkodrës mw pas wshtw arrestuar . Ndërkohë grupi i ekspertizës vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Një shkak në këtë aksident të ndodhur që i mori jetën 32 vjeçares Siljana Uldedaj është edhe errësira në atë rrugë. Po ashtu aksidentet në Shkodër kanë njohur një rritje shoqëruar shpesh herë me viktima apo të plagosur rëndë. Pavarësisht masave të policisë rrugore me shtim të numrit të gjobave sërish ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve është i ulët duke bërë që numri i aksidenteve të jetë i lartë.