Lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara është një problem të cilin nuk po arrin ta menaxhojë sa duhet policia rrugore. Në Shkodër janë disa akse rrugore të njohura si njolla të zeza, mes të cilave edhe ai Shkodër – Velipojë. Pas aksidenteve të regjistruara pak ditë më parë në aksin Shkodër – Koplik, në këtë zonë u shtuan kontrollet nga policia rrugore, por duket se tashmë I është kthyer rutinës ku në mungesë të patrullave të policisë automjetet lëvizin me shpejtësi të madhe.

Pavarësisht rrezikut që paraqet ky aks, ende ka drejtues të cilët lëvizin me shpejëtsi tej normave të lejuara në këtë zonë. Aq më tepër kur ky aks është edhe I aksesueshëm nga banorët e zonës, të cilët përmes saj kalojnë në tokat e tyre bujqësorë gjatë ditës. Disa herë është kërkuar edhe prezenca e policisë rrugore, për të vënë rregull dhe për të nxitur respektimin e sinjalistikës rrugore, kryesisht gjatë verës ku fluksi dhjetëfishohet nga qytetarët shkodranë, pushuesit që vijnë nga Kosova por edhe turistë nga vende të tjera.
Nisur nga historiku I viteve të kaluara, duhet të rritet ndërgjegjësimi I drejtuesve të mjeteve dhe kontrolli I institucioneve përgjegjëse për sigurimin e jetës në këtë aks rrugor.

Artikulli paraprakVADITJA PROBLEM PËR BUJQËSINË NË LEZHË
Artikulli tjetërEDMOND DOÇI: TANI NJË VLLAZNI TJETËR