SITUATA E RENDIT DHE SIGURISË GJATË 24 ORËVE NË SHKODËR.
Me datë 18.02.2015, ora 19:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M S vjec 70, banues në lagjen “Perash” Shkoder, pasi ky shtetas rreth orës 13:15 duke drejtuar autoveturen tip fiat me targa Sh 4912 E i pajisur me leje drejtimi, klasi “B”në segmentin rrugor Velipoj – Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës së Dajçit, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L J vjec 70 banues në fshatin Mushan komuna Dajç Shkoder, i cili po merr mjekim në spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet Prokurorisë Shkodër neni 290 dhe 273 K.Penal.
NDËRTIMET PA LEJE, VIJOJNË PROÇEDIMET 2. Më datë 18.02.2015 ora 17.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A H vjec 44, banues fshati Boks Komuna Postribë, si dhe u shpall në kerkim shtetasi H P vjec 69, banues lagje « Guerile », sepse në ora 14.00 A H është kapur si punetor duke punuar në objektin që po ndertonte pa leje në token e tij shtetasi H P i cili nuk është gjetur. Materialet Prokurorisë për veprën « Dhenia ndihmë për ndertim të paligjshem”, parashikuar nga neni 199/b i K. Penal në ngarkim të shtetasit A H ndersa për vepren « Ndertim pa leje » parashikuar nga neni 199/a i K. Penal në ngarkim të shtetasit H P.