Deputeti Tom Doshi është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e së dieles në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur Qafë-Shtiqen.

Fatmirësisht nga përplasja me një tjetër makinë, ka patur vetëm dëme materiale pa të lënduar në njerëz. Makina e blinduar tip Audi me targa AA 833 JV në pronësi të deputetit Doshi por që drejtohej nga shoferi i tij Klodian Mema u përplas me një BMW me targa AA 535 AR që drejtohej nga Ramazan Gjekaj, e cila vinte nga Velipoja në Shkodër. Makinat janë përplasur përballë me njëra-tjetrën pasi Doshi po udhëtonte në drejtimin Shkodër-Velipojë. Perplasja ka qene e forte por per shkak se mjeti i deputetit Doshi eshte i blinduar as ai dhe as shoferi  nuk kane pesuar lendime. Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit nga drejtuesi Gjekaj.  Policia e Shkodrës nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Artikulli paraprakFAZA PËRGATITORE, VLLAZNIA DREJT ZLLATIBORIT NË SERBI
Artikulli tjetërTURISTËT HUMBIN DREJTIMIN, POLICIA NË NDIHMË TË TYRE