Rreth një muaj më parë, firma zbatuese e projektit për ndërtimin e aksit rrugor Shkodër – Velipojë në përfundim të punimeve që janë bërë për rrugën vendosi barrierat mbrojtëse në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Por vetëm pak ditë më vonë, banorët kanë hequr barrierat me pretendimin se I pengon të kenë dalje nga banesa në rrugë e po ashtu nuk mund të futen në tokat e tyre, pasi nuk është krijuar asnjë mundësi për ndërtimin e një rrugë dytësore që lejon lëvizjen e lirë të banorëve të zonës atje.

Një sugjerim I cili mund të përmirësonte dukshëm situatën e krijuar do të ishte ndërtimi I një rruge dytësore. Kalimi I banorëve në këtë rrugën ekzistuese do të ishte një kërcënim serioz për jetën duke marrë parasysh lëvizjen me shpejtësi të automjeteve në këtë aks.

Që prej fillimit të ndërtimit të këtij aksi rrugor, fermerët e Bërdicës kanë patur pakënaqësi të shumta në lidhje me dëmshpërblimet e tashmë edhe me standartet në të cilat është ndërtuar.

Vendosja e tyre ka për qëllim mbrojtjen e banorëve duke penguar lëvizjen e tyre nga tokat bujqësore në këtë aks rrugor ku automjetet lëvizin më shpejtësi të lartë, por nga ana tjetër nuk është llogaritur se si fermerët do të transportojnë prodhimin e tyre nga toka që kanë

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT: BY PASS-i NA ZË PARKINGUN
Artikulli tjetërRRITEN RESURSET E PESHKUT NË LIQEN