Një makinë ka marrë flakë në rrugën Shkodër-Velipojë.
Mjeti i cili është shkrumbuar totalisht nga flakët ka qenë duke shkuar nga Shkodra në drejtim të Velipojës por papritur zjarri ka djegur të gjithë makinën.
Sipas burimeve nga vendngjarje personat që ndodheshin brenda mjetit që mori flakë në mënyrë të menjëhershme kanë dalë me shpejtësi jashtë duke arritur që të shpëtojnë ndërsa mësohet se janë rrezikuar jo pak duke qenë se makina ishte me shpejtësi dhe përfshirja e mjetit nga flakët ndodhi po ashtu shpejt dhe në mënyrë të papritur por pavarësisht kësaj askush nuk është lënduar.
Nga sa bëhet e ditur e gjithë makina është djegur duke dalë totalisht jashtë përdorimit. Është ende e paqartë arsyeja e djegies por mendohet se një defect teknik brenda makinës të ketë sjellë këtë ngjarje të papritur.
Pas përfshirjes nga flakët janë lajmëruar zjarrëfikëset dhe kanë mbërritur në vendngjarje por gjithçka kishte marrë fund pasi makina në fjalë është shkrumbuar totalisht. Gjithsesi efektivët zjarrëfikës kanë bërë të mundur pastrimin e vendit ku u djeg makina.
Për disa minuta në atë aks rrugor mjetet e tjera kanë kaluar me kujdes për shkak të flakëve që ishin përhapur aty afër. Edhe pak ditë më parë një tjetër mjet në hyrje të Shkodrës rrezikoi të digjet por u ndërhy me shpejtësi duke e evituar një gjë të tillë