Rruga Shkodër-Velipojë vijon ende të jetë gjysmake , pasi punimet nuk kanë përfunduar plotësisht për shkak të shpronësimeve. Për rreth 150 pronarët e tokave që preken nga aksi i parë i rrugës Shkodër – Velipojë një metër tokë është vlerësuar me 2 mijë lek metri katror, cka për banorët kjo shumë është tepër qesharake e ndaj kanë vendosur bllokimin. Duke se investimi miliarda lekësh i qeverisë është bllokuar momentalisht derisa të shpronësohen banorët sepse e gjithë toka e tyre është shfrytëzuar për rrugën. Gjendja
aktuale në këtë zonë tregon se nuk janë kryer dëgjesat publike, procesi i shpronësimit të banorëve nuk ka përfunduar dhe firma përgjegjëse për realizimin e projektit është larguar duke ndërprerë punimet. Bëhet fjalë për një nga rrugët më të rëndësishme në veri të vendit, jo vetëm në funksion të turizmit, banorëve që jetojnë aty, por për gjithë ekonominë e vendit.Kjo për shkak se Velipoja është një nga pikat kyçe, që vizitohet çdo vit, kryesisht
gjatë sezonit veror nga pushuesit nga Kosova dhe rruga që e lidh me Shkodrën, konsiderohet si shumë e rëndësishme.Por ndërkohë që kanë përfunduar dy lote të punimeve të kësaj rruge, nga një vëzhgim në terren rezulton se puna është bllokuar. Bëhet fjalë për segmentin nga Harku i Bërdicës deri në Bërdicë e Madhe, me një gjatësi prej 4,3 km. Kjo është një gjurmë krejtësisht e re që anashkalon zonat e banuara.Punimet kanë
ecur njëtrajtësisht në një pjesë të segmentit që lidhet më rrugën ekzistuese në Bërdicë të Madhe, por në pjesë të tjera punimet janë bllokuar dhe rruga ka mbetur e shtruar vetëm me çakull.Kjo rrugë është investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit . Janë vetë banorët të cilët në këto kushte, kërkojnë një zgjidhje përfundimtare, pasi ndodhen në situatën që janë edhe pa tokë edhe pa rrugë.