Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nga Shkodra, qytet në të cilin kanë ndodhur një sërë ngjarjesh të rënda kriminale deklaroi se po fitohet besimi i qytetarëve për të denoncuar, kjo edhe falë punës së policisë dhe goditjes së grupeve kriminale prej disa kohësh në Shkodër.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu mori pjesë në një takim për sigurinë publike i zhvilluar në para shkollës së mesme “28 Nëntori” me zëvendësministrat, drejtues vendor e rajonal, përfaqësues të klerit dhe të shkollave ndërsa tha se policia është në luftë të pandërprerë me krimin.

Prefekti i qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri është ai që organizoi këtë takim për sigurinë publike ndërsa në fjalën e tij u shpreh se pavarësisht se shpresa është vrarë si shkak i ngjarjeve kriminale të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke luftuar krimin.

Pas këtij takimi për sigurinë publike të gjithë bashkë marshuan nga shkolla “28 Nëntori” drejt qendrës së qytetit në pedonale duke ecur në këmbë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFUNDOJNË PUNIMET NË RRUGËN “LODËRTUNE”
Artikulli tjetërBARDHAJ, FSHATI ME SHTYLLA PREJ DRURI