Siguria rrugore, prej disa vitesh, është në qendër të vëmendjes në Bashkinë e Shkodrës. Konsultimet me banorët, kanë identifikuar vit pas viti akset rrugore ku është e nevojshme të kufizohet shpejtësia e mjeteve motorike në funksion të rritjes së sigurisë së këmbësorëve.

Ditën e sotme, ka nisur vendosja e kufizuesve të shpejtësisë apo “bumeve” siç njihen në gjuhën e përditshme. Puna ka nisur sot dhe brenda 3-2 ditëve do të vendosen “bume” në rrugët: “Koplikej”, “Lopçej”, “Nazmi Kryeziu”, “Çesk Zadeja”, “Besnik Sykja”, “Mirash Ivanaj”, Unazën Perendimore, Bulevardi “Skenderbeu” dhe Hot i Ri.

Investimi 2.1 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, në akset ku po punohet, garanton standarte të përmirësuara te qarkullimit të këmbësorëve për të paktën 2 vite.

Artikulli paraprakDIMRI, ARRSH KONTROLL TË RREPTË FIRMAVE PËR RRUGËT
Artikulli tjetërNXIRREN ARMËT NË LEZHË, RAPORTOHET PËR TË PLAGOSUR PRANË NJË LOKALI