MPB BËN BILANCIN E KORRIKUT: SEKUESTROHEN 3 MILIONË EURO
Vetem 1 denoncim per korrupsion eshte bere nga qytetaret shkodrane ne numrin 129 te policise gjate muajit korrik.

Kete e konfirmon raporti I Minsitrise se Puneve te Brendshme per Korrikun, ku tregohet se ne total, drejt numri 129 te policise, vetem ne Shkoder jane bere 3528 telefonata, nga te cilat 213 kane qene te rreme, ndersa numri me I madh I thirrjeve ka qene per shkeljen e rregullave te qarkullimit, por nuk mungojne edhe telefonatat per denoncimin e dhunes ne familje.
Policia e Shtetit ka bere bilancin e punes gjate muajit Korrik, I cili karakterizohet nga nje ulje e ndjeshme e numrit te vrasjeve, si dhe I aksidenteve me vdekje.
Gjate korrikut, ne Shkoder jane shenuar 10 aksidente, ku ka vdekur 1 person dhe jane plagosur 9 persona.
Gjithashtu, sipas bilancit te Ministrise se Brendshme, per shkak te operacionit ne Lazarat, eshte rritur me 400 % sasisa e marihuanes se sekuestruar.
Ndersa ne Qarkun e Shkodres jane arrestuar 3 persona me mbi 5 kg droge, si dhe jane asgjesuar mbi 26 mije bime narkotike.
Shifra totale e sekuestrimeve dhe konfiskimeve ne shkalle vendee eshte rreth 3 milione euro.
Jane 216 persona te shpallur ne kerkim nga policia, ndersa eshte rritur me 190% numri I personave të proceduar për korrupsion dhe me 38,9% numri I personave të proceduar për krime ekonomike.
Numri I aplikimeve per leternjoftime ne Shkoder ka qene rreth 600, ndersa per pasaporta biometrike ne Shkoder eshte 1112.
Ministria e Brendshme ka njoftuar totalin e hyrje-daljeve nga kufijte e vendit, numer I cili eshte thuajse I barabarte mes shtetasve shqiptare dhe te huaj qe kane hyre apo kane dale nga Shqiperia.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/KVKqNYi51jg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFILLON SHPËRNDARJA E LIBRAVE DHE REGJISTRIMET
Artikulli tjetërVELIPOJA PRET …VJESHTËN