Një shtetas i cili po pastronte armën e tij në oborrin e shtëpisë është vetëplagosur në mënyrë të papritur. Kështu i vetëplagosur ka mbetur shtetasi Palok Dodaj nga Bushati i bashkisë Vau Dejës. Ngjarja ka ndodhur në orët mesditës të 21 gushtit. Shtetasi Palok Doda është gjetur në anë të një kanali nga kalimtarë të rastit dhe menjëherë është njoftuar urgjenca e spitalit rajonal të Shkodës.
Një ambulancë ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje duke bërë transportimin e shtetasit të vetëplagosur drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Sipas burimeve i vetëplagosuri është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që vazhdon të jetë në kujdesin e stafit mjekësor. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia vendore e Shkodrës duke bërë hetimet për ngjarjen e ndodhur ndërsa efektivët kanë shkuar edhe në spitalin rajonal për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
Fillimisht u mendua se shtetasi Palok Doda është plagosur nga ndonjë person tjetër dhe është hedhur në anë të rrugës në kanal por në fakt pas verifikimeve të policisë dhe informacionit të siguruar në mënyrë të shpejtë është mësuar se Palok Doda është vetëplagosur me armë zjarri ndërsa po e pastronte atë në një oborr.
Sipas burimeve i vetëplagosuri ka edhe probleme të shëndetit mendor. Policia vendore e Shkodrës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje ndërsa i vetëplagosuri po merr mjekim në spitalin e Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.