Nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike

dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative në njësinë administrative Pult, Shkodër është zhvilluar operacioni i radhës anti cannabis. Gjatë këtij operacioni më datë 26.10.2016 u zhvilluan kontrrolle në zonën e Pultit dhe u arrit që : në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, njësia administrative Pult, në një shpatë mali u konstatua 1 parcelë me 72 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva të cilat ishin prerë dhe vendosur në vend për proçes tharje. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakTRUMP SHOKON: E VETMJA E PËRBASHKËT ME VAJZËN TIME ËSHTË …
Artikulli tjetërSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “AKCIZA”